Google ADS

Arrestohet një person në Vushtrri, në çantë iu gjetën rreth 500 euro para të falsifikuara

19:47 | 18 Tetor 2023
E.H

Një person është arrestuar sot në Vushtrri nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i parasë’.

Në njoftim thuhet se në çantën e të dyshuari me inicialet A.D., 33-vjeçar, janë gjetur 466 euro të falsifikuara, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë jug ka vijuar me trajtimin e rastit, ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 (katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë Euro) të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim:

• 11x20Euro Kartëmonedha:
• 108×2 Euro monedha metalike
• 20x1Euro monedha metalike
• 20x 0,50 Euro monedha metalike”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme