Kurti priti në takim drejtorin e FES, e falënderoi për mbështetjen

19:27 | 18 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Dr. Peter Hurrelbrink.

Kryeministri i uroi mirëseardhje Hurrelbrink në Kosovë dhe suksese në detyrën e tij të re, përcjell Arbresh.info.

Dr. Hurrelbrink, falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë, sidomos në fushat socioekonomike që kontribojnë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri vlerësoi kontributin e FES dhe bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e stafit diplomatik, si dhe trajnimin për anëtarët e Inspektoratit të Punës në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në fusha me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës, me synim forcimin e barazisë sociale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme