Ish-kreu u OVL e UÇK-së, Hysni Gucati është pritur si hero në vendlindjen e tij Skenderaj pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Gucati është pritur në vendlindje nga fytyra të njohura politike të PDK-së si Memli Krasniqi, Ganimete Musliu, Sami Lushtaku, Enver Hoxhaj, Fadil Nura si dhe Endrit Thaçi djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Arbresh.info.
Gucati, një ditë pas kthimit në Skenderaj, ka bërë homazhe pranë bustit të komandatit legjendar, Adem Jashari.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka publikuar disa fotografi nga takimi me Gucatin, teksa ka shprehur emocione për ribashkimin.
Nura ka shprehur mall dhe mërzi edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
“Një ribashkim emocional me çlirimtarin faqebardhë Hysni Gucati, mes mërzisë dhe mallit për pjesën tjetër të shokëve të marrë peng nga padrejtësitë që po bëhen në emër të drejtësisë! Mirë se erdhe, Hys!”, ka shkruar Nura në Facebook./Arbresh.info
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...