Balla viziton gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, u garanton nxënësve siguri pran institucioneve

17:42 | 18 Tetor 2023
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka vizituar sot gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë.

Balla ka vizituar këtë shkollë për të u garantuar nxënësve siguri pran institucioneve arsimore në të gjithë Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.

“Arsyeja pse jam këtu është paketa e sigurisë. Na duhet të bashkëpunojmë me të gjitha autoritet. Jam i sigurt se brenda shkollës nuk ka pasur dhe ka për të pasur problematika. Shqetësimi im është pjesa përtej gardhit, rruga e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas”, ka deklaruar Balla.

“Kavajë Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja sot në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu.#PaketaeSigurisë në shkolla. Garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin”, ka shkruar Balla në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme