Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk do të anulohet për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se me një janar qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë.
“Nuk besoj se do të ketë rrezik të anulohen vizat, regjimi i vizave do të bien më një janar, qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm”, ka thënë ai.
Duke i komentuar deklaratat e presidentit të Francës Emmanuel Macronit për vizat, Pacolli tha se si shtet duhet të jemi më serioz.
“Nëse ai ka hy në temë, e ka thënë atë, krejt kjo ka një domethënie, që ne në Kosovë duhet të jemi më serioz. Një lider që udhëheq me një popull që konsideroj janë mbi 1 milionë e 800 mijë, duhet të jetë serioz… nuk guxon ta dëmtoj qytetarin e Kosovës”, tha Pacolli në emisionin “Five”.
Pacolli theksoi se Franca është një nga shtetet më me ndikim në Bashkimin Evropian dhe si e tillë duhet të merret seriozisht nga shteti i Kosovës.
“Do të thoja se është numër një në komunitetin e shteteve evropiane, është një nga shtetet më të forta, nuk ka dikush që e kundërshton një vendim që Franca dëshiron ta marrë për diçka. Gjermania është aleat jashtëzakonisht i fortë i Francës, nëse një president i Francës thotë diçka, i gjithë BE-ja ndoshta ndonjë shtet kundërshton por shumica nuk e kundërshton”, tha ai.
Ai foli edhe për Asociacionin për të cilin tha se kryeministri Albin Kurti ka premtuar që do ta formoj. Sipas tij “hidhërimi” i Francës ka të bëjë me po këtë premtim të Kurtit të cilin ai nuk e ka mbajtur.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?