Google ADS

Milanoviç: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kroacisë dhe Shqipërisë u forcuan më shumë përmes NATO-s

17:28 | 18 Tetor 2023
E.H

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka marrë pjesë në Kuvendin e Shqipërisë teksa ndodhet për një vizitë zyrtare atje.

Ai përmendi gjatë fjalës së tij përpara deputetëve marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat janë forcuar më tej edhe përmes aleancës së NATO-s.

“Gjithashtu në mesin e atyre që kanë dëgjuar shqiptarët me shekuj do të theksoja Andrea Aleksi, një skulptor me rrënjë shqiptare, i cili pjesën më të rëndësishme të jetës e ka krijuar në Dalmaci, pra në bregdetin kroat. Ai e ka theksuar origjinën shqiptare dhe ka qenë shumë krenar për këtë. Për këtë keni shumë shënime. Andrea në bashkëpunim me artistë të tjerë dalmatë të asaj kohe, ka krijuar veprat e para në hapësirën e Kroacisë, vepra të cilat janë të pa anashkalueshme.

Në të njëjtën kohë dua të veçoj dhe shkrimtarin dhe historianin kroat, Milan Sufflay, i cili është një nga krijuesit e albanistikës si një disiplinë shkencore. Kroacia dhe Shqipëria kanë filluar të forcojnë sërish marrëdhëniet e tyre më shumë se 30 vjet më parë pas ndryshimeve të rëndësishme historike dhe demokratike. Sot dy vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, pa çështje të hapura. Dhe ne jemi të lidhur më tej edhe përmes aleancës në NATO, anëtarë të së cilës jemi bërë së bashku në të njëjtin vit.”, theksoi mes të tjerash ai.

Pjesëmarrja e presidentit kroat në Kuvend vjen pas takimit me homologun Bajram Begaj dhe konferencës së përbashkët për shtyp që mbajtën./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme