Ministria e Punëve të Brendshme me një konferencë ka lanësuar Fushatën e Vetëdijesimit Kundër Trafikimit me Njerëz, e cila fillon sot në Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të Autoritetit Kombëtarë Kundër Trafikimit me njerëz, përfaqësues të BE-së në Kosovës, OJQ, si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë që e mbështesin luftën kundër trafikimit me njerëz, përcjell Arbresh.info.
Në hapje të konferencës, Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, theksoi se trafikimi me njerëz është krim i rëndë dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, që kryhet me të vetmin qëllim: përfitimin financiar nga grupet kriminale.
“Përfitime këto nga trafikimi e tregtia me njerëz, nga trafikimi, tregtia e nga abuzimi me fëmijë. Këto janë përfitime nga shitja e jetës së njerëzve, shitja e jetës së fëmijëve, shitja dhe, me të, shkatërrimi, i së ardhmes së tyre, shkatërrimi i së ardhmes sonë”, theksoi Gashani.
Gashani vuri në dukje se Republika e Kosovës e ka të etabluar kornizën legjislative dhe institucionale në fushën e parandalimit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që edhe më tutje t’i përafrojë veprimet e veta me instrumentet ndërkombëtare në veprimet anti-trafikim.
Ai theksoi se fenomeni me fëmijët në situatë rruge është kategoria më e cenueshme e komunitetit dhe mbrojtja e tyre është e domosdoshme, e në veçanti mbrojtja nga keqpërdorimet përfshirë trafikimin në të gjitha format e kësaj dukurie. Prandaj, kemi filluar punën në hartim të një plani kombëtar të veprimit për identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve në situatë rruge, fëmijëve lëmoshë-kërkues dhe fëmijëve që braktisin shkollën. Institucionet dhe zyrtarët që janë pjesë e Autoritetit Kombëtar Anti-Trafikim, por edhe partnerët tanë vendor e ndërkombëtarë, e kanë mirëpritur këtë iniciativë.
“Në lidhje me pozicionimin tonë në raportet ndërkombëtare (TIP Raporti dhe GRETA Raporti), shumica e rekomandimeve nga Raporti i GRETA-s DHE TIP Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit janë reflektuar si aktivitete në Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare dhe autoritetet janë zotuar (dhe janë duke implementuar këto aktivitete) në përmbushje të këtyre rekomandimeve’, tha ndër të tjera Gashani.
Në fund Gashani theksoi se sot, sikur përherë, është e rëndësishme të kuptojmë se parandalimi nuk është përpjekje e vetme, individuale, përpjekje e një institucioni a organizate. Prandaj, të punojmë së bashku, të inkurajojmë bashkëpunimin, për ta krijuar një rrjet të fortë parandalues dhe një të ardhme ku ëndrrat e asnjë fëmijë nuk cenohen e nuk shuhen nga krime të tilla.
Ndërsa U.D i Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi theksoi se përherë ekziston gatishmëria e Prokurorisë së Shtetit për të luftuar këtë dukuri mjaft të rrezikshme. Ai theksoi se trafikimi me njerëz është një ndër veprat me komplekse në Kodin Penal, pasi në vet strukturën komplekse nëse veprat shihen si te veçanta janë kryer një sërë veprash penale.
“Luftimi i trafikimit me njerëz kërkon që këtyre rasteve t’iu qasjen me profesionalizëm dhe me humanizëm. Ka nevojë për një qasje profesionale dhe konstruktive në trajtimin e rasteve të trafikimit me njerëz”, theksoi Kelmendi.
Ai theksoi se sa i përket kompensimit të viktimave Prokuroria e Shtetit ka një bashkëpunim shumë të mirë me gjithë partneret. Kelmendi theksoi se vendi ynë ka ligjet me te mira për kompensimin e viktimave dhe për këtë kemi edhe kërkesa nga vendit tjera për të na marr si model.
Ndërsa zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Dejan Jankovic, theksoi se Policia e Kosovës është e përfshirë në përmbushjen e pesë shtyllave kryesore të Strategjisë kundër Trafikimit me Njerëz.
Jankovic theksoi se faktorët që ndikojë tek rastet e përfshirjes në trafikim me njërëz janë kryesisht gjendja ekonomike dhe sociale, që e bëjnë shumë më të lehtë dhe më të manipulueshme këto raste, mos kujdesi nga prindërit, braktisja e shkollimit etj.
Zëvendësdrejtori i Policisë theksoi se është rritur efikasiteti në identifikimin dhe ndjekjen kryerësve të këtyre veprave. Ai theksoi se Policia e Kosovës ka pasur 42 plane operative dhe 106 operacione, me fokus identifikon e fëmijëve në situatë rruge, kontrolle të lokaleve që kanë si biznes masazhet dhe klubet e vallëzimit në 266 lokacione.
Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësues të BE-së në Kosovë, të cilat janë partner të Qeverisë së Kosovës dhe MPB-së në përballje me këtë fenomen.
Pas përfundimit të konferencës, Koordinatori Kombëtar, z. Blerim Gashani së bashku me përfaqësuesit e Autoritetit, kanë marr pjesë në një organizim në shkollën e mesme “Xhevdet Doda në Prishtinë, ku së bashku me nxënës, arsimtarë dhe drejtues të shkollës bënë hapjen e fushatës dhe shpjeguan në mënyrë të detajuar për pasojat që sjellë trafikimi me njerëz.
Fushata këtë vit është emërtuar “Mos hesht”, janë përgatitur me kujdes e me kreativitet një gamë aktivitetesh me karakter vetëdijesues dhe parandalues, e cila do të jetë shumë dinamike për një muaj rresht, por që nuk do të pushojnë aktivitetet gjatë gjithë vitit./Arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...