Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë, përcjell Arbresh.info.
Ndërkaq, i akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.
I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.
Siç bën të ditur Gjykata, të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë. Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 €, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Obligohen secili i pandehur veç e veç, që ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro, ndërsa shumën prej njëqind 100 euro, për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjykata bën të ditur se të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen.
“Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, ka marr aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
“Gjykata konfrom nenit 362 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.”, thuhet tutje.
Siç thuhet në njoftim, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...