Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së vitit të parë të programit Global Engineer Girls (GEG) Kosova.
Nagavci tha se kishte kënaqësi të merrte pjesë në ceremoninë e e diplomimit të gjeneratës së parë të programit Global Engineers Girls Kosovo, i cili promovon avancimin profesional të vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
“Kënaqësi të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të programit Global Engineers Girls Kosovo, i cili promovon avancimin profesional të vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ky program shkon përtej përgatitjes teknike edhe i plotëson shkathtësitë e inxhiniereve të reja me aspekte të tjera po aq të rëndësishme për punë dhe jetë”, shkruan Nagavci, përcjell Arbresh.info
Ministrja tha se për vajzat dhe gratë që studiojnë në fushat STEM kanë ndarë më shumë se 2000 bursa.
“Që kur e kemi pranuar detyrën, kemi ndërmarrë disa veprime sa i përket përkrahjes së vajzave dhe grave. Për vajzat dhe gratë që studiojnë në fushat STEM kemi ndarë më shumë se 2000 bursa. Për të motivuar vajzat e shkollës së mesme të fokusohen në përgatitje për drejtimet teknike që tradicionalisht kanë qenë për djem dhe burra, për dy vjet kemi ndarë nga 30 bursa”, shkruan Ministrja në Facebook.
Tutje Nagavci shton se i kanë dhënë përparësi vajzave dhe grave në bursat për doktoratë, thirrjet për subvencione dhe në çdo rast tjetër, duke shtuar se në të gjitha bordet e emëruara nga ana e saj, gjysma janë gra.
“I kemi dhënë përparësi vajzave dhe grave në bursat për doktoratë, thirrjet për subvencione dhe në çdo rast tjetër. Në të gjitha bordet e emëruara nga ana ime, së paku gjysma e të emëruarve janë gra. Vitin e kaluar – çmimin Shkencëtarja e vitit dhe Shkencëtarja e re e vitit e kemi ndarë për dy gra të suksesshme. Përkrahja për gratë dhe vajzat nga ana e MASHTI vetëm sa do të rritet”, përfundon ajo.
Ndryshe, në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Arbresh.info/
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik