Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës vazhdon të komentohet pafund, teksa qindra njerëz të pafajshëm vijojnë të humbin jetën në luftë. Futbollisti i Mainz në Bundesliga, Anwar El Ghazi ka bërë një postim që nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit.
Holandezi me origjinë marokene, i cili firmosi me Mainz gjatë muajit të kaluar, shkroi këto rreshta: “Kjo nuk është luftë. Kur njëra palë ndërpret ujin, ushqimin dhe rrymën elektrike, nuk është luftë. Kur njëra nga të dy palët ka armë bërthamore, nuk është luftë.
Kur njëra palë përdor imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale për të përhapur dezinformata për tjetrën, nuk është luftë. Kur mediat sociale censurojnë përmbajtjen e njërës palë dhe jo tjetrës, nuk është luftë. Ky nuk është një konflikt dhe as një luftë.
Ky është gjenocid, shkatërrim masiv dhe ne po e shohim drejtpërdrejt. Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, theksoi El Ghazi, duke u vendosur përkrah popullit palestinez.
Menjëherë ka reaguar Mainzi, që me anë të një komunikate zyrtare njofton pezullimin e sulmuesit nga stërvitjet dhe ndeshjet e skuadrës. Duke e cilësuar të papranueshëm postimin e futbollistit maroken./ss
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...