Alarm për bombë, evakuohen 6 aeroporte në Francë

13:04 | 18 Tetor 2023
E.K

Gjashtë aeroporte në Francë po evakuohen pas kërcënimeve për shpërthime me bombë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve të para, aeroportet e Lille, Nice, Lion Toulous, Nantes dhe Beauvais, janë evakuuar. Pasagjerët brenda aeroporteve u urdhëruan të evakuoheshin ndërsa personat brenda në avion u udhëzuan të qëndronin në vendet e tyre.

Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik.

Dhe presidenri francez Emmanuel Macron shtyu udhëtimin e tij për në Samitin e Procesit të Berilinit që u mbajt në Tiranë për shkak të sulmit terrorist./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme