Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në konferencën për mediat me homologun e Kroacisë Zoran Milanoviç vlerësoi raportet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.
Ai e falënderoi Kroacinë, e cila sipas tij ka qenë dhe vijon të mbesë një avokate e fortë e Shqipërisë drejt aspiratës së saj për t’u bërë pjesë e BE. Ai tha se vendi ynë është një partner i besueshëm i BE në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë.
“Shqipëria mbetet një partnere e besueshme e BE, veçanërisht në politikë të jashtme dhe në siguri”, tha Begaj.
Gjatë fjalës së tij, Begaj u ndal edhe tek tensionet e fundit në veri të Kosovës, ndërsa shtoi se rruga e vetme për shtensionim është vijimi i dialogut dhe normalizimin i raporteve, deri në njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.
“Të dënohen sulmet në veri të Kosovës. Nënvizova nevojën e rritjes së presioneve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për rritjen e paqes. E vlerësova shumë mbështetjen e Kroacisë për Kosovën. Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re”, tha ai/abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...