Google ADS

Netanyahu falënderon Biden për mbështetjen: SHBA ka qenë gjithmonë pranë nesh

12:10 | 18 Tetor 2023
A Z

Kryeministri izraelit ka përshëndetur Biden dhe e ka falënderuar për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit, në konferencën e tyre për shtyp pas mbërritjes së presidentit amerikan në Tel Aviv.

“Dua t’ju falënderoj që erdhët këtu sot dhe për mbështetjen e qartë që i keni dhënë Izraelit gjatë këtyre kohërave të vështira. Mbështetja që pasqyron vullnetin dërrmues të popullit amerikan.

Unë e kam parë çdo ditë mbështetjen tuaj dhe thellësinë dhe gjerësinë e bashkëpunimit që kemi pasur që nga fillimi, një nivel bashkëpunimi që është vërtet i paprecedentë në historinë e aleancës së madhe midis dy kombeve tona.

Ne e kemi parë mbështetjen dhe angazhimin tuaj të palëkundur për t’i siguruar Izraelit mjetet që na nevojiten për t’u mbrojtur. Ne e kemi dëgjuar mesazhin e qartë që ju u keni dërguar armiqve tanë që të mos testojnë vendosmërinë tone.

Por mbi të gjitha, zoti President, bota e ka parë atë mbështetje dhe qartësinë morale që ju keni demonstruar që nga momenti kur Izraeli u sulmua.

Me të drejtë keni vënë një vijë të qartë midis forcave të qytetërimit dhe forcave të barbarizmit.

Është pikërisht kjo.

Hamasi po vret fëmijët para prindërve dhe prindërit para fëmijëve të tyre. Ata digjen njerëz të gjallë. Ata përdhunuan dhe vranë gra. Ata ua prenë kokën ushtarëve dhe kërkuan vendet e fshehta ku prindërit fshehën fëmijët e tyre.

Vetëm imagjinojeni, zoti President, frikën dhe panikun e atyre fëmijëve të vegjël në momentet e tyre të fundit, ndërsa përbindëshat zbuluan vendet ku ishin fshehur,” përfundoi Netanyahu, duke i dhënë më pas fjalën Biden./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme