Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.
Me anë të një postimi në X, Szunyog tha se duke e marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, thekson nevojën e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer, shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosshmëri parimet dhe standardet e sundimit të ligjit në zgjedhjen, siç tha ai, të vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.
“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, ka shkruar Szunyog.
While taking note of the President’s statement on the Chief State Prosecutor, I emphasise the critical need for a merit-based, transparent, and fair selection process for positions within the justice system. (1/2)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 18, 2023
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën me anë të një konference për media bëri të ditur se ka dorëzuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës një dokument në të cilin janë evidentuar shkeljet në procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit. /Arbresh.info/
Lexo edhe:
Presidentja Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin, Blerim Isufaj
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor