“Shqiptari, shqiptari”, tension në Beograd, malazezët përplasen me policinë

11:37 | 18 Tetor 2023
KRG

Serbia fitoi 3-1 ndaj Malit të Zi në Beograd, rezultat që i mundësoi kualifikimin në Euro 2024. Tensioni nuk mungoi në stadiumin e Crvenës, me tifozët miq që u përplasën me policinë.

Ishte minuta e 73’, Mitrovic shënoi duke kaluar vendasit në avantazh 2-1, teksa një pjesëtar i forcave të sigurisë “rrëmbeu” një flamur në sektorin e tifozëve të Malit të Zi.

Këta të fundit reaguan menjëherë dhe për disa momente pati “fluturim” të karrigeve, por gjithçka u qetësuar më pas.

Ndërkohë që serbët nisën me koret “Shqiptari, shqiptari”, duke thumbuar tifozët miq, të cilët ishin të zemëruar për flamurin e marrë nga “stewardi”.

Në fushë për kombëtaren e Malit të Zi luajtën dy futbollistë shqiptarë: Driton Camaj dhe Marko Tuci./ss

Për më shumë shikoni VIDEO

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme