Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin është njëri ndër emrat më të përmendurit në lidhje me sporti në shtetin e Francës.
Darmanin ka lëshuar një deklaratë shumë të rëndë në drejtimin e sulmuesit të Kombëtares së Francës, Karim Benzema.
Ministri ka thënë se Benzema ka lidhje me organizatën “Vëllazërinë Muslimane” e cila sipas tij është grup terrorist, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem konkretisht zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”.
“Ne sulmojmë një organizatë që është Vëllazëria Myslimane që gjeneron një atmosferë xhihadiste”, ka akuzuar rëndë ministri i Brendshëm i Francës, Darmanin, për ish-lojtarin e Real Madridit.
Sulmuesi i Al-Ittihad para disa ditëve më parë në rrjetet e tij sociale ka shrkuar që Izraeli duhet të ndalojë bombardimet ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza të Palestinës.
“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gratë dhe fëmijët”, ka shkruar futbollisti francez.
Ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga sulmuesi, mirëpo sipas mediave botërore të cilët janë të afërt me lojtarin, janë shprehur se kjo akuzë e rëndë nga ministri është absurde. /Arbresh.info.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës