Google ADS

Rama: Vizita e Macronit i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik

09:35 | 18 Tetor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë momente nga vizita e presidentit francez Emmanuel Macron.

Rama tha se me këtë vizitë historike janë hapur një sër projektesh të reja me mundësi për zhvillimin ekonomik.

“Dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme