Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, i shoqëruar nga Drejtori i Operativës, Mentor Isufi, dhe Menaxherët e Sektorëve, zhvilloi vizitë pune në Lubjanë të Sllovenisë.
Aty u pritën nga ud. Drejtor Gjeneral i Kompanisë së Transportit Publik “LPP“, Dr. Rok Vihar, i cili së bashku me ekipin e tij menaxhues, ofroi një pasqyrë të detajuar të procesit të punës në linjat e autobusëve dhe të mirëmbajtjes së tyre në këtë kompani.
Ndër të tjera, u bisedua për digjitalizimin e shërbimeve dhe avancimin e teknologjisë.
Kjo vizitë parashihet të ketë një ndikim pozitiv në efikasitetin operacional dhe cilësinë e shërbimit të transportit publik që ofrohet nga “Trafiku Urban”.
Duke e njoftuar drejtorin Vihar, me arritjet dhe sfidat e ndërmarrjes, kryeshefi Burim Maraj theksoi nevojën për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave dhe ideve për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet e transportit publik./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...