Google ADS

Osmani – KPK-së: Besimi në sistemin e drejtësisë lëkundet kur ka mëdyshje për përzgjedhjen e kryeprokurorit

21:13 | 17 Tetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.

Sipas presidentes zgjedhja e kryeprokurorit është vlerësuar si jo e rregullt nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore, raporton Arbresh.info.

Lexo edhe:

Presidentja Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin, Blerim Isufaj

Presidentja, u ka dërguar Këshillit Prokurorial të Kosovës dokumentin prej 18 faqe në lidhje me mos dekretimin e Isufajt si kryeprokurorë të shtetit.

Në dokumentin e Presidencës, theksohet se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë lëkundet seriozisht kur ngritën mëdyshje lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

“Këto mëdyshje janë ngritur si nga ana e organizatave joqeveritare, ashtu edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në dokumentin e Presidencës

Ndërsa sipas KPK-së, arsyet e Osmanit janë të paqëndrueshme ndërsa, kanë shprehur edhe mospajtim të thellë ndaj deklaratës së presidentes./Arbresh.info

Lexo edhe:

KPK i reagon Osmanit: Prezantoi arsye të paqëndrueshme për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit

Kliko KËTU për të parë dokumentin e plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme