Mbi 300 dobësi janë zbuluar vetëm këtë vit në Adobe Flash

13:56 | 30 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Adobe Flash ishte pjesë e lajme qindra herë këtë vit pasi ashtu edhe siç e dini shumë dobësi janë zbuluar këtë vit. Nëse iu intereson saktësisht se sa dobësi, atëherë Arbresh.info ju njofton që gjithsej 316 dobësi janë zbuluar.

Në përgjithësi 316 dobësi janë zbuluar dhe rregulluar në Adobe Flash. Në rast se llogarisim, atëherë i bie që 6.1 dobësi janë zbuluar çdo javë, transmeton arbresh.info. Vetëm tremujorin e kaluar kompania ka rregulluar në përgjithësi 113 dobësi apo vrima që mund të keqpërdoreshin.

Ja vlen të përmendet që drejtori i sigurisë në Facebook, Alex Stamos kërkoi për përfundim të mbështetjes ndaj Adobe Flash në korrik të këtij pasi vetëm një javë më parë hakerët kishin sulmuar një kompani italiane si shkak i dobësive në Flash./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme