Policia e Kosovës ka arrestuar një 26 vjeçar në Prishtinë pasiqë të njëjtit, i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike 2 euro për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Sot me datë 17.10.2023, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.”, bën të ditur Policia.
Sipas policisë, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 980 euro vlerë të monedhave të falsifikuara, automjeti Audi A4 si dhe dy telefona, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...