Gëzim Shala tha se vendimi i presidentes Osmani është në linjë të njëjtë me gjetjet e IKD-së dhe me qëndrimet e organizatave tjera joqeveritare, reagimet e ambasadave, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ftuar në ‘Info Plus’ në RTK, ka folur rreth mosdekretimit të kryeprokurorit të ri nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Nëse e shohim rolin kushtetues që ka presidentja e vendit, roli bazë i saj është që të funksionojë dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të vendit, duke u bazuar në parimet mbi të cilat udhëhiqen këto institucione. Në rastin konkret vendimi i presidentes Osmani për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit me rekomandim të Këshilli Prokurorial, është në harmoni me gjetjet e IKD-së dhe organizatave të tjera të cilat kishin monitoruar këtë proces”, tha Shala.
Ai tha se me gjetjet e IKD-së në këtë proces që më parë kishin paralajmëruar se ka pasur shkelje.
“Që atëherë kishim theksuar që ky proces ka qenë i parregullt, një proces jomeritor dhe nga i cili proces nuk mund të dal emri i kryeprokurorit”, tha Shala.
Ai tutje tha se “sot duhet përgëzuar presidenten për lidership dhe vendimmarrje të bazuar në Kushtetutë, ligj dhe praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese”.
“Sot duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi tek Këshilli Prokurorial pse po dështon vazhdimisht të sigurojë meritokraci dhe integritet në procese të rëndësishme të emërimeve të larta në sistemin prokurorial. Këshilli Prokurorial duhet të zhvillojë një proces të ri, i cili duhet të fillojë përmes ndryshimit të rregullores dhe dokumenteve përcjellëse dhe të sigurojë një proces të pavarur, të drejtë të bazuar në meritokraci dhe me integritet”, shtoi Shala.
Lexo edhe:
Mosdekretimi i kryeprokurorit të ri, Presidenca publikon dokumentin 18 faqesh të dërguar në KPK
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?