Bledi Mane në rolin e opinionistit të Big Brother VIP Kosova

17:57 | 17 Tetor 2023
E.H

Sezoni i dytë i spektaklit  Big Brother VIP Kosova, që do të nisë rrugëtimin televiziv me datën tashmë të publikuar, 20 tetor, pritet të iu mbajë të entuziazmuar pranë ekranit, dhe jo vetëm.

Magjia e këtij spektaklit nuk do të kishte efektin e saj, pa panelin e opinionistëve, të cilët me komentet e tyre i shtojnë madhështinë netëve ‘Prime’.

Këtë vit, një nga karriget e opinionistëve është rezervuar enkas për gazetarin e njohur nga Shqipëria, Bledi Mane.

Nisur nga eksperienca e tij e gjatë në sferën e raportimit e komentimit, Mane pritet të ngjallë atmosferë të paparë me komentet e tij pikante, siç edhe njihet në publik.

Madje, Bledi ka qenë edhe vetë pjesë e një ‘reality show’ të tillë, kështu që pritet që prognozat e tij të jenë super të sakta, pasi që i njëjti, e di mirë se si është të jesh i izoluar brenda mureve të shtëpisë me një publik të tërë që të shikon nga ekrani.

Mane bashkë me një opinionist/e tjetër, do t’i komentojnë të gjitha ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më me nam në Kosovë, e me gjerë – nën përkujdesjen e nikoqirëve zyrtarë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamitin e Jonida Vokshin./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme