Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot mbajti takimin e rregullt të Bordit udhëheqës, ku diskutuan 10 pika në rend të ditës.
Në mbledhje të pranishëm ishin kryetari i AKB-së, Agim Shahini, Suat Berisha, Shkëlzen Jusaj, Haziz Tafaj, Gani Ferizi, Ahmet Kuqi dhe Isak Tusha, përcjell Arbresh.info
Në takim u tha se politika investues në Kosovë duhet të përmirësohet përmes infrastrukturës ligjore për bizneset vendore dhe të huaja në vend.
“Ligji për investime strategjike në Kosovë ishte pika e rëndësishme e diskutimit e cila mori vëmendje nga Bordi, ku u kërkua nga Qeveria e Kosovës sa më shpejte të amandentohet dhe të procedohet në Kuvend të Kosovësk për aprovimin me sugjerime dhe vërejtje të komunitetit të biznesit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Bordi kërkoi që ligji për investime të hyjë në fuqi sa më shpëjtë pasi sipas tyre, e shpëton Kosovën nga kriza.
“Ky ligje tash e tri vite është pa fuqi juridike dhe pa afat kohore prandaj kërkojmë zgjedhje sa më të shpejtë që ligji të ketë fuqi për ti hapë mundësi fuqizimit të investimeve të huaja dhe vendore në Kosovë si shpëtim i Kosovë nga kriza”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit