Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka shprehur falënderim për të gjitha forcat e policisë së shtetit të angazhuara për samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitës së parë të një presidenti francez në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka shprehur mirënjohje për qyetarët për mirëkuptimin e tyre ndaj masave të rrepta të sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Tirana kryeqyteti i Europës së Ballkanit mikpriti më së miri Samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE dhe Vizitën e parë Zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. MIRËNJOHJE qytetarëve për mirëkuptimin e tyre ndaj masave të rrepta të sigurisë FALENDERIM i merituar për të gjitha forcat e POLICISË SË SHTETIT të angazhuara”, ka shkruar Balla./Arbresh.info/
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...