Real Madridi mendon shitjen e yllit brazilian

15:49 | 17 Tetor 2023
D.H

Rodrygo nuk është më i pashitshëm në skuadrën e Real Madrid.

Madrilenët po mendojnë të bëjnë një shitje të mundshme për Rodrygon, në muajin janar, shkruan Arbresh.info.

22-vjeçari këtë sezon ka përfituar më shumë minuta se sezonin e kaluar, duke luajtur 11 ndeshje në total duke realizuar vetëm një gol dhe dhuruar një asist.

Kurse vitin e kaluar ka shënuar  19 gola dhe ka asistuar 11 herë.

Ok Diario ka raportuar se te Real Madridi po e mendojnë shitjen e yllit brazilian nëse vije një ofertë mbi 150 milionë euro.

Shumë ekipe nga Premier Liga, si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuara për transferimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme