Google ADS

Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici telefonin e gjetur

15:01 | 17 Tetor 2023
E.G

Një qytetar nga Shtimja ka dorëzuar në polici një telefon të gjetur.

Sipas policisë, telefoni është gjetur në rrugën transtit të fshatit Davidovs-Godanc, shkruan Arbresh.info.

Policia ka kërkuar nga pronari i vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.

“Me datën 16.10.2023, rreth orës 12:45, një  qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH ( M/K) i moshës 41 vjeçar,  në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc) në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE . Ai menjëherë  ka njoftuar policinë  dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në  stacionin e policisë në Shtime. Lusim pronarin e vërtertë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndër të tjera, policia e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor./Arbresh.info/

Të ngjashme