Google ADS

Lufta Izrael-Hamas/ Spanja dhe Holanda dërgojnë 11 milionë euro shtesë ndihma humitare në Gaza

14:46 | 17 Tetor 2023
K.B

Qeveria holandeze premtoi sot 10 milionë euro ndihmë shtesë humanitare për Gazën, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar se sa shpejt po përkeqësohet situata për njerëzit që jetojnë atje.

Gjithashtu përsëriti qëndrimin e saj se Izraeli ka të drejtë të mbrohet pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit, por se përgjigja e tij duhet të jetë “proporcionale” dhe brenda rregullave ndërkombëtare të luftës.

Dhe Spanja do të rrisë ndihmën e saj humanitare për Rripin e Gazës me një paketë prej 1 milion euro dhe po përgatitet të dërgojë më shumë, tha ministri i Jashtëm në një konferencë për shtyp sot.

“Ndihma duhet të arrijë tek popullsia civile e Gazës dhe Spanja është e gatshme të marrë pjesë në përpjekjet humanitare, tha Jose Manuel Albarez, duke shtuar se do të miratohen edhe paketa të tjera në vazhdim./abcnews.al

Të ngjashme