Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se nuk do ta dekretojë kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.
Sipas presidentes zgjedhja e kryeprokurorit është vlerësuar si jo e rregullt nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore.
“Siç jeni në dijeni edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim si të pa afatshëm. Asnjëra nuk është trajtuar si përmbajtjesor. Në mos ndërhyrja ime. Pra për kundër zgjatjes kemi pasur funksionin të rregullt të institucionit me ushtrues detyre. Për mua ka qenë në interes të jenë funksional dhe ligjor. Duke u bazuar në këto dy elemente, kam bërë edhe vlerësimin nga këshilli prokurororial. Kjo për faktin edhe krijimin e institucioneve si dhe rregulloreve të secilit. Konsideroj se nuk mund të kemi funksional një proces nëse nuk janë në përputhje. Zgjedhja e kryeprokurorit është vlerësuar si jo i rregullt nga të gjitha institucionet ndërkombëtar dhe vendor”, u shpreh Osmani.
Tutje ajo tha se shkeljet janë bërë dhe vërejtur janë cilësuar në raport si në mungesë të drejtësisë.
“Disa shkeljet që janë bërë, shmanga nga përzgjedhja, përmes refuzimit arbitrar dhe e treta shkelja e procedurave, shkelje integritetit. Shkeljet janë bërë dhe vërejtur janë cilësuar në raport si në mungesë të drejtësisë. Përgjegjësia ime ndaj një procesi të tillë që shkel rëndë të drejtat fondamentale, sot e kam njoftuar këshillin prokurorial të Kosovës, më obligon që të mos e dekretoj kryeprokurorin”, u shpreh tutje ajo./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...