Fansat e pritën mirë bashkëpunimin e ri të Dafina Zeqirit, artistja i falënderon për përkrahjen

09:52 | 17 Tetor 2023
K.B

Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri po e shijon suksesin e këngës së fundit, që e solli në bashkëpunim me reperin Mozzik.

“Drama pahiri” që u lansua para katër ditësh, numëron në You Tube 2.5 milionë klikime.

Artistja ka falënderuar gjithë fansat për përkrahjen.

“Më vjen mirë që u prit ky bashkëpunim kaq mirë, faleminderit të gjithëve për komplimentet”, ka shkruar Dafina duke e shoqëruar shkrimin me fotografi nga prapaskenat e klipit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme