Google ADS

Rama: Lidhjet me Francën janë historike

07:56 | 17 Tetor 2023
K.B

Në pritjen speciale në Pallatin e Brigadave në nder të Presidentit francez, Emmanuel Macron, Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se lidhjet e Shqipërisë me Francën janë historike.

“Në historinë e saj të gjatë, Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh të njohur dhe më pak të njohur. Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin nomadët, në kohët më të hershme dhe më pak të gëzuara turistët, nga sundimi i të cilëve për peizazhet tona dhe kulturën tonë, brigjet tona, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetë, këtë vit. Duke ju pritur ju sot zoti president, Shqipëria pret Francën me krenari, me shpresë dhe me kënaqësi. Kjo është një ndjesi e thellë që ka rrënjët e veta në histori”, u shpreh Rama.

Ndërsa Macron theksoi arritjet e Shqipërisë dhe se vendi ynë është në qendër të Europës. Po ashtu, ai pati një përshëndetje në shqip.

“Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona. Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme