Ngjarjet e planifikuara për sot

06:44 | 17 Tetor 2023
K.B

Për ditën e sotme në Kosovë, janë të paralajmëruara këto ngjarje

09:00 – 10:45

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler vizion Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ku do të pritet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Pas përfundimit të takimeve do të mbahet konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes)

10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

10:00

EcoZ organizon konferencën “United for Future” e cila i dedikohet diskutimit të çështjeve të
rëndësishme për mjedisin në Kosovë, duke u orientuar në menaxhimin e mbeturinave dhe bujqësinë e qëndrueshme. (Hotel “Emerald”)

10:15

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Ankarasë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

10:30

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja FOL publikojnë rezultatet e anketës “Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës”. (Lëvizja “FOL”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente të Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00

Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi . (Kuvendi i Kosovës, N302)

12:00

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” bën shpërndarjen e fidanëve të kultivuara në lulishten e ndërmarrjes. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)

13:35

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme