Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Bazoviq tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të kenë përgjegjësinë e vet në atë se çka ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor gjithashtu në atë se çka ka ndodhur në veri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se ata duhet të mabjnë qëndrime dhe duhet të jenë më konkretë.
“Ndërkombëtarët duhet të kenë përgjegjësinë e vet në atë se çka ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor gjithashtu edhe në atë se çka ka ndodhur në veriun e Kosovës. Duhet të mbajnë qëndrime, duhet të jenë më principienë, më konkretë, kështu e shoh unë situatën. E jo në çdo situatë me i la duart prej disa problemeve të cilave më vonë shpallen si shumë të mëdhaja.“ tha ai.
Abazoviq tha se për sulmin e 24 shtatorit duhet të bëhet një hetim shumë i qartë dhe ata që kanë marrë pjesë në akte kriminale duhet të ndëshkohen.
Sipas tij, një hetim ndërkombëtar është i nevojshëm që mos të ketë dyshime mbi atë se nëse hetimi është bërë në mënyrë objektive apo subjektive.
I pyetur për pozicionin e Malit të Zi në raportin Kosovë-Serbi, Abazoviq tha se është krenar që vendi i tij ka raporte të mira me të dyja vendet duke shtuar se “Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet i cili ka vetëm një mesazh miqësor dhe paqësor në rajon”.
“Mali i Zi ka një rol konstruktiv dhe paqësor, unë jam shumë i kënaqur dhe krenar që Mali i Zi ka raporte shumë të mira si me Serbi ashtu edhe me Kosovë. Nëse ne do të mund të ishim si një urë në mënyrë logjistike apo politike. Nëse dy liderët e ndijnë veten më komfort në Mal të Zi që të organizojnë takime , jemi më se të gatshëm të shkojmë në atë drejtim. Por, ne nuk kemi as fuqi e as mundësi të ndërhyjmë apo të japim një mendim përfundimtar. Ky nuk është roli i Malit të Zi. Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet i cili ka vetëm një mesazh miqësor dhe paqësor në rajon.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...