Google ADS

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez, Macron mbërrin në Shqipëri

20:32 | 16 Tetor 2023
E.G

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Shqipëri.

Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Macron nuk ishte i pranishëm në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Ai do të pritet të martën në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.

Macron pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Macron është historike pasi është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë./tvklan.al

Të ngjashme