Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë është diskutuaa edhe për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.
Në një deklarataë para mediave,Abazoviq tha se liderët treguan qëndrimet e tyre duke thënë se qëndrimi i tij është shumë i qartë, shkruan Arbresh.info.
“Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje (sulmi terrorist në Banjskë), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin”, tha ai, në deklarim për media në Tiranë.
Megjithatë, i pari i Malit të Zi nuk dha një përgjigje të qartë ëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.
“Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel”, tha ai.
Abazoviq theksoi se Ballkani Perëndimor duhet me qenë i kujdesshëm që politikat pro ruse mos të jenë të pranishmë në rajon.
Ai tha se nuk mendon se rajoni është në prag të ndonjë konflikti të ri.
“Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë ç’mos që politikat pro evropiane të jenë dominiuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon” , tha ai./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...