Reperi i njohur, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, ka bërë të ditur se shtëpia e tij ka qenë cak I një vjedhjeje.
Me anë të një postimi në Facebook, reperi tha se pos 100 mijë euro, i janë vjedhur edhe orë , unaza , zingjira , ari të cilat siç thotë ai, tejkalojnë shumat e lartëcekura, shkruan Arbresh.info.
Në mesin e gjësëndëve të vjedhura, ai tha se janë edhe 15/16 armë me leje.
“Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura . Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha) Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)”, ka shkruar Aliu.
Tutje ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin.
“Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave) Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot . “, përfundoi ai./Arbresh.info./
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...