Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh, i kërkoi të hënën Shteteve të Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjnë për të ndaluar sulmet ajrore dhe bllokadën e Izraelit, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.
“Komuniteti ndërkombëtar, kryesisht administrata amerikane, duhet të ndërhyjë urgjentisht për të ndaluar agresionin, për të siguruar mbrojtje për civilët dhe shtëpitë e tyre dhe për të parandaluar zhvendosjen e tyre”, tha kryeministri.
Shtayyeh tha gjithashtu gjatë një takimi javor të kabinetit në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor se “Izraeli po synon civilët dhe qëllimi pas kësaj bllokade është vrasja masive dhe zhvendosja masive”.
WAFA raportoi se kryeministri bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të korridoreve të sigurta për të lehtësuar shpërndarjen e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore dhe për të evakuuar të plagosurit, pasi spitalet në Gaza janë mbipopulluar.
Shtayyeh paralajmëroi kundër zhvendosjes së mëtejshme të njerëzve në Rripin e Gazës dhe krijimit të një Nakba të re, ose “katastrofës”, duke iu referuar periudhës pas luftës arabo-izraelite të vitit 1948, kur rreth 700,000 palestinezë u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë që është tani Izraeli.
“Populli ynë nuk do të largohet nga toka e tij dhe nuk do të emigrojë prej tij, sado të rënda të jenë sakrificat. Ata janë në gjendje ta përballojnë atë dhe ta pengojnë atë ashtu siç kanë penguar shumë projekte likuidimi dhe zhvendosjeje në kohët e kaluara në luftë”, tha kryeministri, sipas WAFA./euronews.al/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...