Google ADS

Zlatan Ibrahimovic për tifozët amerikan:”Kur u largova, ata filluan të shikonin bejsboll”

16:18 | 16 Tetor 2023
D.H

Ish futbollisti i skuadrës amerikane La Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka folur rreth përvojës së tij në futbollin amerikan.

Ai nuk la pa përmendur edhe Lionel Messi, i cili tash është anëtar i skuadrës së Inter Miamit, shkruan Arbresh.info.

Zlatan me La Galaxy ka luajtur gjatë viteve 2018 dhe 2019 ku ka realizuar 53 gola në 58 paraqitje.

Suedezi për “La Gazzetta della Sport” foli rreth çështjes së tifozëve që përcjellin ndeshje nga afër para se të shkonte ai, gjatë qëndrimit të tij dhe kur u largua.

“Jam i lumtur për ta. Ata mund të shikojnë futboll përsëri. Kur u largova, ata filluan të shikonin bejsboll”. tha Zlatan, lidhur me transferimin e Messis, në Inter Miami.

Zlatan tha se është që ka luajtur ndonjëherë në Amerikë.

“Unë jam më i miri që kam luajtur ndonjëherë në MLS dhe kjo nuk është që unë kam ego. Kjo është e vërtetë. Dhe kur isha atje, më pëlqeu [ajo]. Kalova një kohë të bukur. Dhe më pëlqen mënyra se si ata punonin, mënyra se si po bënin gjërat e marketingut. Dhe unë mendoj se të luaja në MLS ishte mënyra më e mirë për mua që të kthehesha pas lëndimit tim”, shtoi suedezi.

Për fund tregoi se ka qenë krenar që ka luajtur në MLS.

“Isha në gjendjen fizike më të mirë ndonjëherë. Dhe jam shumë krenar që luajta në MLS, sepse më thoshin se stadiumet janë bosh kur luani atje. Nuk kishte stadium bosh kur luaja unë. Madje e tejkalonin kapacitetin, kështu që nuk mund të ankohem dhe jam shumë i lumtur që isha atje”, përfundoi Ibrahimovic.

Zlatan tani më është pensionuar nga futbolli aktiv./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme