Axel Witsel ka folur për trendin e ikjes në Arabi të lojtarëve evropian.
Belgu, i cili po luan si qendërmbrojtës në pozitën e re të dhënë nga Diego Simeone, ka konfirmuar se ende po e shijon jetën në Madrid, shkruan Arbresh.info.
I pyetur për ndryshimin midis të luajturit në mbrojtje apo në mesfushë, Witsel pranoi se kaloi nëpër në një proces përshtatjeje.
“Në mes të fushës gjithçka është më e natyrshme. E di ku duhet ta mbuloj partnerin, vrapoj. Po shkon mirë. Në fillim në mbrojtje,më duhej të mendoja shumë. Jo me topin sepse ke gjithçka përballë, por të mbrohesh. Më duhej të ndryshoja pak shpejtësinë për të parashikuar kundërshtarin”, tha ai në një intervistë për Diario AS.
Witsel u pyet gjithashtu për transferimin e tij në TJ Quanjian në moshën 25 vjeçare dhe nuk fshehu arsyen pse e ka bërë këtë.
“Nëse do të kthehesha do të bëja të njëjtën gjë. Duhet të thuash të vërtetën: lojtarët që shkuan në Kinë atëherë, si ata që shkojnë tani në Arabi, po e bëjnë këtë sepse marrin shumë para. Dhe unë e kuptoj atë”, u shpreh Witsel.
Shumë lojtarë po ofendohen nga tifozët si shkak se po transferohen në Arabi vetëm për para, ndër ta është edhe ish mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson i cili u akuzua.
Por Hendersoni mohoi kategorisht se ka shkuar të luajë në Arabi për para./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...