Shqipëria u-17 triumfon ndaj Kosovës në miqësore

14:05 | 16 Tetor 2023
D.H

Kombëtarja e Shqipërisë u-17 ka arritur të mposht për të dytën herë Kosovën në ndeshje miqësore në këtë gjeneratë.

Kuqezinjët fituan ndaj Dardanëve të rinj me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.

Shqipëria e nisi ndeshjen më mirë duke shënuar përmes lojtarit Xheto Joi Nuredini në minutën e 5-të, goli i dytë erdhi pas njëzet minutave lojë nga Matias Gici.

Po i njëjti lojtar arriti të trefishojë epërsinë në minutën e 37-të.

Kosova golin e nderit e shënoj në minutën e 76-të, përmes Maksutajt.

Për kombëtaren kuqezi, kjo ndeshje ishte një test para se të nis kualifikimet për kampionatin evropian në këtë grupmoshë.

Kujtojmë se Shqipëria është në grup me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi për këto kualifikime.

Ndeshjet do të luhet nga data 15 deri në 21 nëntor, në Portugali./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme