Në margjina të samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takoi Zëvendës Presidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar Bassanin për mbështetje për zhvillimin e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Kryeministri Kurti theksoi se Banka Botërore ka qenë dhe është një nga partnerët tanë kryesorë të zhvillimit dhe ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë edhe në të ardhmen. Ai e falënderoi Bassani për mbështetjen e palëkundur gjatë këtyre viteve, për të siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të drejtë zhvillimi për Kosovën. Më tej u bisedua mbi agjendën tonë të zhvillimit pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet rajoni e Evropa”, thuhet në njoftim.
Palët biseduan mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon për të hequr pengesa për tregtinë rajonale, si dhe për bashkëpunim të shtuar edhe në projekte të modernizimit të pagesave. U theksua dhe kalimi në pagesa elektronike e cila do të mundësonte më shumë transaksione ekonomike.
Gjithashtu, Bassani vlerësoi pozitivisht avancimin e Kosovës sa i përket digjitalizimit dhe se Kosova është tashmë model për progresin e shpejtë në këtë sektor.
Gjithashtu u diskutua dhe mbi projektet e përbashkëta me Bankën Botërore ku vlerësuam koordinimin e ngushtë të Bankës Botërore me Qeverinë tonë në përcaktimin e prioriteteve të angazhimit./arbresh.info
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë