Pritja e liderëve para fillimit të Samitit të Berlinit, Kurti publikon fotografitë me Ramën

13:31 | 16 Tetor 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi nga Samiti i Procesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë.

Kurti u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, me të cilin kohëve të fundit ka pasur disa mosmarrëveshje.

“Fillojnë punimet e Samitit të 10-të të Berlinit, këtu në Tiranë”, ka shkruar Kurti.

Në dy nga katër fotografitë që ka publikuar shihen ai dhe Rama duke shtrënguar duart.

 

Të ngjashme