Google ADS

Sveçla publikon fotografi nga armatimi i konfiskuar në veri: Sinjal i qartë për nivelin e përgatitjeve të sulmeve nga Serbia

13:05 | 16 Tetor 2023
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se konfiskimi i armatimeve në veri janë sinjal i qartë për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Përmes një postimi në platformën X, Sveçla ka shpërndarë disa fotografi nga mjetet që ishin konfiskuar gjatë operacioneve të policisë në veri.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara? “, u shpreh Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme