Rama: Jemi B pa E-në, por jemi të barabartë në komunitetin evropian

12:20 | 16 Tetor 2023
L G

Ka nisur Samiti i Berlinit që po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalisë së tij, kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama u  uroi mirëseardhje liderëve të Ballkanit Perendimor dhe atyre evropian.

Ai tha se dikur Shqipëria ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë, raporton Arbresh.info.

“Pra pas kësaj copëze propaganda të pashmangshme më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë. Të nderuar miq! Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi dhe që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE-ja e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë e madje edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove dhe duket se do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen,” u shpreh Rama./Arbresh.info/

 

Të ngjashme