Google ADS

Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

11:01 | 16 Tetor 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se trashëgimia e tij vizionare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës, shkruan arbresh.info

“Populli i Kosovës sot mban zi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Martti Ahtisaari. Ai qëndroi krah për krah me ne ndërsa ne shkruanim historinë tonë si një shtet sovran, demokratik dhe i pavarur. Trashëgimia e tij vizionare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës”, shkruan Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme