Google ADS

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë viziton nesër Kosovën, pritet të takohet me Maqedoncin dhe Jasharin

10:51 | 16 Tetor 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler nesër do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Guler do të pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci të martën, përcjell Arbresh.info.

Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media./Arbresh.info

Të ngjashme