Rruga “Xhorxh Bush” e cila tash e një kohë herë mbyllej e herë hapej për qarkullim të automjeteve, përfundimisht do të jetë e mbyllur si për qarkullim të veturave, po ashtu edhe të autobusëve.
Tash e një kohë kjo rrugë ishte e mbyllur edhe për autobusë, megjithatë mendohej se pas sezonit veror rruga do të hapej për qarkullimin e autobusëve.
Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës i tha Telegrafit se rruga “Xhorxh Bush” nuk do të hapet as për qarkullimin e autobusëve.
Kjo rrugë do të kthehet në bulevard dhe do të ketë pamje tjetër.
“Po, rruga ‘Xhorxh Bush’ do të kthehet në Bulevard. Në pranverë do të fillojmë me punime…. do të ketë gjelbërim e dizajn krejt tjetër nga çfarë është aktualisht”, tha ai.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator