Gjendet një mjet i pashpërthyer në Brezovicë

09:10 | 16 Tetor 2023
E.H

Një qytetarë në Brezovicë të Ferizajt ka hasur dje në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së e kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.

“Brezovicë, Ferizaj /15.10.2023-12:25. Një mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme