Google ADS

Xhaka ndihet krenar për rekordin e ri: Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën

09:08 | 16 Tetor 2023
A Z

Granit Xhaka ndihet krenar dhe i nderuar me rekordin e ri që e theu në Kombëtaren e Zvicrës.

Ylli kosovar e arriti shifrën e 118 ndeshjeve me “Helvetikët”, duke e arritur legjendën zvicerane, Heinz Hermann.

Përfaqësuesi zviceran luajti kundër Bjellorusisë mbrëmë për të hyrë në histori të Kombëtares zvicerane, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i Bayer Leverkusenit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ndjenjat e tij dhe lumturinë që ia solli kjo arritje.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të bëhem thyes i rekordit në Kombëtare së bashku me të madhin Heinz Hermann. Një falënderim i madh për krejt njerëzit që më kanë mbështetur ndër vite: familjes, miqve, trajnerëve, stafeve dhe bashkëlojtarëve. Pa ju, nuk do të ishte e mundshme t’i arrija 118 ndeshje me Zvicrën. Dhe, një falënderim special për tifozët. Ka qenë gjithmonë privilegj i madh të luaj për Zvicrën dhe përpara jush. Faleminderit. Edhe shumë të tjera do të vijnë”, ka shkruar ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme