Google ADS

Samiti në Tiranë, Begaj: Historike për rrugën e Shqipërisë dhe të rajonit drejt BE-së

09:05 | 16 Tetor 2023
A Z

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Tiranë. Presidenti Begaj shprehet se kjo është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj në reagimin e tij.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
Në orën 11:30 fjala hapëse
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme